Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Këshilli Prokurorial është në gjendjen më të keqe, sepse sipas saj, janë të interesuar të bëjnë pazare.
“Këshilli Prokurorial është në gjendjen më të keqe, më të rëndë ndonjëherë dhe nuk shihet një dritë, si me thënë në fund të tunelit, që do të reformohen vetë, sepse janë të interesuar me bo pazare. Për shembull, Këshilli Gjyqësor megjithatë është duke u përpjekur që të ndërmerr veprimin në përputhje me përgjegjësitë”, tha Haxhiu.
Ajo tha se, nëse nuk ndërmerren masa disiplinore ndaj prokurorëve, gjendja në sistemin e drejtësisë do të rëndohet.
“Në qoftë se Prokuroria, sistemi Prokurorial nuk është nën nivel të detyrës dhe prokurorët në Republikën e Kosovës nuk i adresojnë përgjegjësitë e tyre dhe në anën tjetër, Këshilli Prokurorial, mekanizmat e brendshëm nuk marrim masa disiplinore ndaj prokurorëve që nuk e kryejnë detyrën, atëherë gjendja do të rëndohet”, tha Haxhiu. /atvlive.tv
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...
Kosova publikon listën e gjerë për ndeshjen me Sllovakinë
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
E dhimbshme: Mërgimtari humb jetën në aksident
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...