Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar reagim të ndërkombëtarëve ndaj arrestimeve të qytetarëve të Kosovës nga shtetit serb.
Ministrja Albilena Haxhiu në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se Serbia po torturon e dënon padrejtësisht kosovarët që po ndalohen në kufi.
“Javën e kaluar dy qytetarë u ndaluan dhe arrestuan në kufi me Serbinë. Hasan Dakaj edhe sot vazhdon të mbahet atje në mënyrë arbitrare. Kjo nuk është hera e parë që qytetarët tanë torturohen dhe mbahen në burgjet e Serbisë. Si ministri do të jemi në komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ministria e Punëve të Jashtme është në vazhdimësi e informuar për gjendjen e tij. Ne edhe për Nezir Mehmetaj kishim kërkuar që të ekstradohej në Kosovë por Serbis nuk e kishte bërë. Partnerët ndërkombëtarë duhet të bëjnë shumë më shumë presion ndaj Serbisë dhe mos të injorojnë veprimet e tilla. Duhet të ketë reagime të ashpra”, ka theksuar Haxhiu./rtk
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?