Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu, ka thënë se ka pasur deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët e kanë fshehur se kanë qenë të infektuar me COVID-19
Haxhiu tha se këta deputetë nuk e kanë bërë publike, por kanë qenë me koronavirus.
“Ka pasur deputetë që kanë qenë të infektuar dhe nuk kanë treguar. Gojarisht më është thënë se ka deputetë që nuk e kanë bërë publike, por kanë qenë të infektuar me COVID-19”, deklaroi Haxhiu në Frontal.
Derisa ka folur për koronavirusin, ajo tha se vajza e saj është ofenduar e fyer, pasi Haxhiu e kishte bërë publike se ishte prekur nga koronavirusi.
“Vajza ime mori fyerje e kritika se unë e kam bërë publike që jam infektuar me COVID-19”, ka thënë Haxhiu./Express/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?