Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu thotë se me pranimin e humbjes në zgjedhje PDK vendosi standard të ri në Kosovë.
Haxhiu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se PDK ka hyrë për t’i fituar zgjedhjet, pasi kishte programin më të mirë nga të gjitha subjektet që ishin në garë.
Ai ka thënë se PDK megjithatë pranoi kalimin në opozitë vetëm pak orë pas mbylljes së vendvotimeve e që sipas tij nuk kanë bërë partitë tjera në të kaluarën, përcjell Telegrafi.
Ish-deputeti i PDK-së thotë se PDK ka ruajtur strukturën e votave që ka pasur në të kaluarën madje sipas tij edhe është rritur në vota e deputetë.
I pyetur për premtimin e Vetëvendosjes dhe LDK-së për zvogëlimin e ministrive në 12, Haxhiu ka thënë se efikasiteti i një qeverie nuk matet me numrin e ministrive.
“Ata [LVV dhe LDK] mund t’i kenë edhe 8 ministri, por sa punë mund të kryejnë me to. Edhe me Ligjin për qeverinë e hartuar në legjislaturën e kaluar parashikohet që numri i ministrive në Kosovë duhet të jetë mes 15 dhe 15. Edhe në programin e PDK-së e kemi parashikuar që do të kishte 15-16 ministri e që do të ishin të përshtatshme për të kryer punë”, tha ndër të tjera Bekim Haxhiu.
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...
Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy shqiptarë, kërkoheshi...
QKMK: Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pi...
SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekip...
Delegacioni i SPAK-ut vizitë zyrtare në Kosovë, priten në ta...
32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona