Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr fusnotën krahas emrit të vendit tonë, e njohur si “Kosovo*”.
Sipas Haxhiut, ky është një zhvillim shumë i mirë dhe i shumëpritur.
“Republika jonë për një kohë të gjatë është përfaqësuar padrejtësisht në organizata ndërkombëtare me një emërtim të tillë jozyrtar, i cili erdhi si rezultat i dialogut të dikurshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo.
Kryetarja e Kuvendit thekson se heqja e kësaj padrejtësie përbën një hap të rëndësishëm përpara në fuqizimin dhe afirmimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Për këtë vendim të Komitetit Evropian të Rajoneve ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Ai tha se ky hap e rreshton Komitetin me Parlamentin Evropian dhe pasqyron një qartësi më të madhe institucionale sa i përket perspektivës evropiane të Kosovës
Kujtojmë se më 24 shkurt të vitit 2012, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, u arrit një marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës që u njoh si “Marrëveshja e Fusnotës”.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, fusnota do t’i shtohej emrit të Kosovës që të nënkuptohej statusi në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...