Deputetja Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po i keqpërdor pozitën dhe resurset publike, transmeton portali arbresh.info.
“Dje, kryeministri Haradinaj, dha urdhër, që mos të keqpërdoren resurset publike në fushatën zgjedhore. Por, ai i pari nisi keqpërdorimin e pozicionit dhe resurseve publike!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Postimi i plotë:
Dje, kryeministri Haradinaj, dha urdhër, që mos të keqpërdoren resurset publike në fushatën zgjedhore. Por, ai i pari nisi keqpërdorimin e pozicionit dhe resurseve publike!
Fakti që ai pret në vazhdimësi në zyrën e tij, kryesitë e degëve e militantë të partisë së tij tregon se e ka shndërruar kryeministrinë si pronë partiake!
Një qeveri pazaresh nuk mund të përfundojë ndryshe se në qeveri pronarësh partiak dhe grupor.
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar