Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu në emër të Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuesee Kosovës që të shpall të papranueshëm kërkesën e Listës Serbe lidhur me nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e komunitetit jo shumicë.
Në një konferencë për media në emër të VV-së, Haxhiu beri te ditur se partia e saj ka dërguar të martën në Kushtetuese komentet lidhur me këtë çështje, shkruan Arbresh.info.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë që të gërmojë në themelet e kushtetutës që ta ndryshojë atë. Kosova është shtet sovran dhe asnjë subjekt politik nuk mund të pengoj apo bllokojnë institucionet e vendit. Është e papranishme që LS e cila as nuk e njeh Republikën e Kosovës të përdor vendet e rezervuara si mjet për bllokimin e vendit. Kjo sjellje përbën ndikim të drejtpërdrejt në demokracinë. Kërkesa e LS-ja për të penguar zgjedhjen e nënkryetarit përbejnë shkelje të rendë dhe është tentativë e papranueshme duke vënë në rrezik funksionalitetin e Kosovës. Institucionet e Kosovës kanë përgjegjësin të sigurojnë qe asnjë subjekt politik veçanërisht Lista Serbe qe nuk e njeh Kosovën nuk duhet ti jepet mundësi të pengoj demokracinë. Funksionaliteti nuk mund të varen nga vullneti i një subjekti politik qe nuk e njeh shtetin dhe ky abuzim duhet të ndalet në rrugën juridike”, tha Haxhiu në konferencën për media.
“Secili deputet dhe secili subjekt ka qenë e rëndësishme të dërgojnë komentet në Gjykatën Kushtetuese. “
Haxhiu po ashtu ka thënë se është e rëndësishme që në këtë betejë të jenë së bashku me partitë e tjera politike për të parandaluar bllokimin e kuvendit.
Ka qenë e papranueshme vendimi i Gjykatë Kushtetuese për mosveprim prej 30 ditësh”, tha Haxhiu./Arbresh.info/
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...