Albulena Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, ka apeluar sot para vazhdimit të seancës konstituive që partitë e tjera të reflektojnë për bllokadën politike që ka ndodhur.
Ajo theksoi se partia që ajo përfaqëson ka bërë “çdo gjë që ka qenë në dorë” për të mundësuar vazhdimin e punës parlamentare.
“Është kërkesa e kryesuesit të seancës që të votohet Komisioni për votim të fshehtë. Urojmë që opozita të marrë pjesë në votim dhe është e rëndësishme që të respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese… Përgjegjësia mbetet te opozita dhe uroj të reflektojmë që të dalim nga kjo situatë dhe të konstituojmë Kuvendin”, tha ajo duke hyrë në objektin e Kuvendit.
Macron: Franca do ta mbrojë Izraelin
Sulmet izraelite shkatërruan fabrikën e pasurimit të uranium...
Irani shpërthen në akuza ndaj SHBA-së, gjatë mbledhjes së Kë...
Mbledhja në Këshillin e Sigurimit të OKB, Britania: Palët të...
Opozita shqiptare kritikon pushtetin për mospunësim të shqip...
Të hënën i jepet lamtumira e fundit vajzës nga Vitia, që u v...