Është mbajtur sot takimi i parë i Institutit për krime lufte.
Për të dhënë më shumë detaje rreth këtij Instituti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi dhe këshilltarja e kryeministrit në largim, Furtuuna Sheremeti kanë mbajtur sot një konferencë për media, për të qartësuar më shumë rreth krijimit të Institutit për krime lufte në Kosovë.
Ministrja në largim e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se është koha e fundit që Kosova të trajtojë seriozisht krimet e luftës. Sipas saj, ky Institut duhet të bëhet me ligj të veçantë dhe duhet të këtë linjë të veçantë buxhetore.
Ajo bëri të ditur se i njëjti institut ishte krijuar në vitin 2011, por që ishte shuar pas shtatë vjetësh në vitin 2018 për shkak të mos mbështetjes me kapacitete njerëzore apo materialem, raporton arbresh.info.
“Ne mendojmë që Instituti të krijohet me ligj të veçantë dhe jo siç ka ndodhur deri tash përmes vendimit. Në 2018 i njëjti Institut është shuar fatkeqësisht, prandaj ideja e themelimit të këtij Instituti, është që të jetë me ligj, pavarësisht që kanë kaluar 20 vjet nga lufta. Ne konsiderojmë që është koha e fundit kur ne duhet t’i trajtojmë seriozisht krimet e luftës. Po ashtu duhet të ketë linjë të veçantë buxhetore, kapacitete njerëzore dhe profesionale po ashtu ky Instituti cili me ligj do të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe duhet t’a ketë konsensusin e gjerë politik”, tha Haxhiu.
Ajo tha se qeveria Kurti në programin e saj ka paraparë themelimin e Institutit e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe se ajo si ministre e Drejtësisë ka nxjerr vendim për emërimin e këtij ekipi punues, i cili sipas saj udhëhiqet nga këshilltarja e kryeministrit, Furtuna Sheremeti dhe nga përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të Kosovës./arbresh.info
.
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...