Pas dëgjimit të fjalës përfundimtare të të akuzuarve, palës mbrojtëse dhe prokurorit, gjykata ka vendosur që verdiktin përfundimtar për katër deputetët e Vetëvendosjes ta japë me 3 janar në orën 13:00, raporton arbresh.info
Deputetja Albulena Haxhiu pas përfundimit të seancës gjyqësore ka thënë se edhe sot u dëshmua se nuk ka fakte për të vërtetuar atë që akuzohen.
“Do të duhet që sot të prononcohej Kurti e Kadaj, por ata janë të detyruar të shkojnë fillimisht në qendrën e paraburgimit. Edhe sot ne dëshmuam me fakte e me prova që i gjithë ky proces që ka zgjatur me vite është proces politik i cili është ngritur për të ndalur në atë kohe veprimet politike kjo u dëshmua edhe sot kur në fjalën e prokurorit nuk u dëshmua ajo për çfarë akuzohemi ne. Ne sot kërkuam që gjyqtari të nxjerrë vendim refuzues e të mos shpallemi fajtor sepse ne kemi bërë mirë e nuk ndihemi fajtor. Ne presim që vendimi i ardhshëm të jetë në favor të deputetëve të VV-së” tha ajo./Arbresh.info/
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...