Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci i janë bahskuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani në darkën e shtruar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se është ndjenjë e veçantë kur jemi bashkë dhe flasim për bashkimin e qytetarëve tanë e bashkëpunimin e institucioneve, shkruan Arbresh.info.
“Në darkën përbashkuese e miqësore të shtruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.z Bajram Begaj. Ndjenjë e veçantë përherë kur jemi bashkë dhe kur flasim për bashkimin e qytetarëve tanë e bashkëpunimin e institucioneve tona që sa vijnë e thellohen.”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër