Vizitën në Kroaci, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka filluar me takimin me ministrin e Drejtësisë dhe Administratës Publike, Dr .Ivan Malenica.
Fillimisht Haxhiu ka falënderuar ministrin Malenica për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Republikën e Kosovës, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit si dhe adresuan çështjet për të cilat mund të bashkëpunojnë e që ndërlidhen me adresimin e krimeve të luftës, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin dhe dhunën në familje e me bazë gjinore, thuhet në njoftimin e ministris.
Në takim, ndër të tjera, është diskutuar për disa marrëveshje të përbashkëta, siç është Marrëveshja dypalëshe për Ekstradim si dhe për Transferimin e Personave të Dënuar, e të tjera, të cilat do të forcojnë tutje marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.
Në fillim të vitit 2023, ministri Malenica do ta vizitojë Republikën e Kosovës, me ç’rast edhe do të punohet drejt finalizimit të marrëveshjeve të tilla./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...