Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deputetët e LVV-së ishin të gatshëm të ofrojnë zgjidhje me qëllim që ta korrigjojnë gabimin e Kuvendit me mosbotimin e Raportit për verifikimin e mandateve.
Haxhiu tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nuk mund të marrë vendime kokë në vete, prandaj sipas saj, i ftoi në takim përfaqësuesit e partive politike.
Në rrjetin social Facebook, Haxiu shkroi se duhet dakordim me partitë politike në mënyrë që të dalin nga bllokada.
Postimi i plotë:
Ne ishim të gatshëm të ofrojmë zgjidhje me qëllim të korigjimit të gabimit të Kuvendit me mosvotimin e Raportit për verifikimin e mandateve.
Kryesuesi i seancës konstituive nuk mund të merr vendime kokë në vete prandaj edhe i ftoi në takim përfaqësuesit e partive politike.
Pra duhet konsultim sepse duhet të kemi konsensus për rrugën që duhet ta ndjekim në mënyrë që të konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Vetëm kur ka dakordim ndërmjet partive, dalim nga bllokada e shkaktuar nga opozita.
Qëndrimi ynë është që duhet të dakordohen partitë politike si të vazhdohet. Kur dakordohemi dhe e votojnë raportin, dalim nga bllokada.
Nuk parashihet askund se çfarë ndodhë nëse nuk verfikohen mandatet prandaj duhet të ketë propozime nga partitë politike por opozita sot vazhdoi me avazin e vjetër të bllokimit dhe kërkesës së stërvjetëruar për dorëheqjet të cilat i kemi adresuar me kohë.
Ne jemi të hapur për propozime që dërgojnë deri në konstituimin e Kuvendit por assesi nuk i pranojmë lojrat e opozitës dhe kërkesat absurde dhe që nuk mbështeten askund./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...