Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sot kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me pretendimet e opozitës lidhur me Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se përpjekjet disavjeçare të opozitës për të ndaluar konceptin e konfiskimit civil në Kosovë vazhdojnë, ndërsa ka theksuar se ata që e kanë keqpërdorur detyrën e janë bërë milioner nga politika nuk do të amnistohen.
“Duke qenë që për herë të dytë radhazi ky Ligj po kontestohet nga opozita në Gjykatën Kushtetuese dhe kur tashmë kemi adresuar secilën kërkesë të Gjykatës në raport me të njëjtin, urojmë që Gjykatës nuk do t’i duhen sërish 16 muaj për të nxjerrë Aktgjykim”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...