Haxhiu: Do të jem sot në shesh

11:07 | 28 Nëntor 2015
M. A.

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit dhe ka thënë se do të jetë sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në manifestimin e opozitës.

Lexojeni të plotë postimin e Haxhiut në Facebook:

“Të dashur qytetarë, Urime 28 Nëntorin e pavarësisë dhe të flamurit. Fizikisht ose jo, unë do jem me ju sot në sheshin ku populli historikisht ka deklaruar vullnetin dhe ka mbrojtur të drejtat e tij.

Sot është dita në të cilën burra dhe gra, vajza dhe djem, prindër dhe fëmijë, gjyshër dhe mbesa e nipa të dalin në manifestimin për republikën,për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale