Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se do të jetë sërish emri i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e kryetares së Kuvendit, pavarësisht se në dy raundet e sotme të votimit nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme.
Në një deklaratë për media pas seancës, Haxhiu tha se Kuvendi po mbahet i bllokuar nga opozita, e cila nuk e mbështeti kandidaturën e saj.
Ajo theksoi se do të jetë përsëri kandidatura e propozuar nga VV-ja në seancën e ardhshme.
“Së pari më lejoni të falenderoj 57 deputetë që më mbështetën që të jem kryetare e Kuvendit, duhen edhe 4 vota…Pra, nga të gjithë deputetët, 61 duhet të jenë për. Sic e kuptuar, seanca u peuzullua, brenda 48 orëve u thirr seanca e radhës, Kuvendi nuk kunstitohet pa u zgjedhë kryetari dhe nënkryetarët. Ne ishim gati të vazhdojmë me procedurat e mëtejme, mirëpo duket që opozita po e mban të bllokuar Kuvendin sepse nuk e mbështeten propozimin e VV-së”, tha ajo.
Në të dy raundet e votimit, Haxhiu arriti të marrë vetëm 57 vota, ndërkohë që Nisma Socialdemokrate nuk e mbështeti kandidaturën e saj – ndonëse ajo më herët kishte deklaruar se koalicioni i kishte numrat e nevojshëm për zgjedhje./Arbresh.info
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu