Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se emri i kryeministrit të ardhshëm është tashmë i qartë, duke theksuar se “Albin Kurti do të jetë kryeministër”.
Para mediave, të martën, Haxhiu u shpreh se qeveria mund të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas saj, është me rëndësi që Kuvendi të konstituohet pa vonesa dhe të zgjidhet kryetari ose kryetarja e tij.
“Siç e kemi parë, LVV është në fazën e konsultimeve me subjektet e ndryshme për konstituimin e kuvendit me qeveri të re. Deri në seancën konstituive janë edhe 7 ditë nuk e mohoj nëse ditëve në vazhdim do të ketë edhe takime tjera. Qëllimi i asja letre është konstituimi i Kuvendit. Ajo se çfarë dihet deri tani është emri i kryeministrit, ai është Albin Kurti. Pozicionet e tjera nuk dihen. Qeverin mund ta bëjë LVV, opozita nuk mund ta bëjë qeverinë e vetme. Ajo se çka besoj ëahtë që kuvendi ta zgjedh kryetarin ose kryetaren pra është e rëndësishme që ljo të bëhet dhe të konstituohet kuvendi të mos ketë vonesa. Me kushtetutën e Republikës së Kosovës kryetari i kuvendit përcaktohet nga partia më e madhe”, tha Haxhiu./Arbresh.info
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...