Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim përfaqësuesit nga SAEKK III-UNDP, znj. Rrezarta Reka, z. Albert Avdiu dhe z. Dardan Koçani.
Në këtë takim Ministrja Haxhiu njoftoi për së afërmi me ligjet anti-korrupsion, atë të deklarimit të pasurisë dhe draft ligjin për parandalimin e korrupsionit.
Përfaqësuesit nga UNDP shprehën interesim për të dëgjuar edhe rreth prioriteteve duke filluar nga procesi i vettingut, ligjit për konfiskim të pasurisë, mekanizmave kundër dhunës në familje, etj.
Interes i përbashkët u tregua të jenë çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit duke i dhënë përmes kësaj edhe rëndësinë e nevojshme hartimit të koncept dokumentit.
Mbështetje për iniciativat drejt forcimit dhe funksionalizimit të ligjit, u ofrua nga përfaqësuesit e UNDP-së, kurse Ministrja Haxhiu u shpreh e gatshme për bashkëpunim përgjatë sfidave që i presin. /arbresh.info/
Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite kërkon lista për ...
Osmani falënderon qytetarët për mbështetjen
Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Dëshmitarët e kanë bërë vetë publ...
Irani lëshoi dronë, zjarr në rafinerinë e naftës në Arabinë ...
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kurti pret në takim kryeparlamentarin Peleshi