Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se duhet të niset puna me kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit – pavarësisht se nuk është zgjedhur një nga komuniteti serb – ose të shkohet në zgjedhje.
Ajo ka theksuar se është e papranueshme që institucionet të mbesin peng i Listës Serbe.
“Është e papranueshme që një subjekt që nuk e njeh shtetin tonë të pretendoj të ketë rol në proceset demokratike që vetë i mohon. Nuk guxojmë të mbetemi peng i atyre që e mohojnë ekzistencën tonë si shtet. Është e rëndësishme të ecim përpara me kryesinë, kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur, jemi të interesuar të ecim përpara ose me qeverinë e re, ose me zgjedhje”, ka thënë para mediave pas seancës.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...