Me qëllim të realizimit të Programit Nacional për Rininë edhe për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Koordinatori Nacional për Kulturë Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e këtij universitetit Fadil Millaku.
Hoti tha se ky program mundëson pjesëmarrjen e të gjithë studentëve të Republikës së Kosovës pa dallim. Ai kërkoi mbështetje nga rektori për studentë vullnetarë për të vëzhguar procesin e garës.
“Programi Nacional për Rininë parasheh përfshirjen e rreth 110.000 studentëve nga të gjitha universitet dhe kolegjet e Kosovës në garën e sportit dhe kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik. Studentët do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e veta sportive dhe kreative përmes këtyre garave dhe më të mirët e këtyre fushave do të shpërblehen. Kërkoj mbështetjen e juaj për studentët vullnetarë për të vëzhguar procesin e garës pasi që, mendja më e pakorruptuar dhe më e pastër e shoqërisë është studenti”, tha Koordinatori Hoti.
Nga ana e tij, Millaku e garantoi mbështetjen e programit duke thënë se pret që të jetë një projekt i suksesshëm.
“Për fat të keq në vitet para lufte ka pasur shumë më shumë gara se sa që mbahen tash. Jam shumë i lumtur që një program eksluziv për garën do të zhvillohet këtë vit. Studentët dhe nxënësit kanë nevojë për aktivitete të tilla sepse i largon ata nga dukuritë negative dhe ndihmon shumë në socializimin mes nxënësve dhe studentëve”, tha ai.
Kjo marrëveshje përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e studentëve në garat e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe të sportit.
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...