Ish kampioni i botës, Arthur Abraham ka fituar meçin ndaj boksierit shqiptar nga Juniku, Haxhi Krasniqi.
Abraham, i cili është një boksier armen i moshuar dhe me eksperiencë të madhe, ka mbrojtur dhjetë herë titullin e kampionit të botës, shkruan portali arbresh.info.
Krasniqi kërkonte fitoren e 47-të në karrierën në përballjen e zhvilluar në Erfurt të Gjermanisë.
Ndryshe, kjo është humbja e pestë për boksierin shqiptar të njohur ndryshe si Robin Krasniqi.
Meçi ndërmjet tyre ishte eliminator për titull të botës në kategorinë super të mesme./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...