Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se nënkryetarët e LDK’së, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti, e shohin si pengesë kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.
“Agim Veliu, Avdullah Hoti, e shohin pengesë Vjosa Osmanin”, është shprehur Avdyli në emisionin DPT .
Ai tha se Osmani shihet si një gurë në rrugën e tyre të avancimit.
“E shohin si një gur në rrugën e tyre të avancimit. Sepse e shohin që Vjosa ka një përkrahje të madhe nga strukturat e LDK’së”, ka thënë Avdyli.
Tutje, Avdyli shprehet i bindur se këta persona kanë punuar pas shpinës së Osmanit.
“Ata kanë punuar natë e ditë duke e injoruar dhe shkelur identitetin e saj. Duke punuar prapa shpinës së saj që ajo të largohet. Por Vjosa nuk u largua për shkak të dashurisë që ka për LDK’në”, shtoi Avdyli.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...