Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit Shaip Havolli po merr pjesë Konferencën Rajonale në Beograd me temën “Bashkëpunimi i institucioneve te kundër korrupsionit ne rajon”, e cila po zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit rajonal për luftimin e korrupsionit, shkruan arbresh.info.
Konferenca në tryezën e diskutimeve solli tema që ndërlidhen me pozicionin, statusin dhe pavarësinë institucionale të agjencive kundër korrupsionit, si dhe për sfidat me të cilat përballen agjencitë në rajon në kryerjen e punëve e ditëpërditshme. Ekspertë nga vendet e Bashkimit Europian ka prezantuar modalitete të mekanizmave parandalues, për efikasitetin e institucioneve në parandalimin dhe luftimin e dukurisë se korrupsionit.
Konferenca është organizuar nga zyra e OSBE-së Beograd në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit në Serbi./arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...