Shef i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli ka akuzuar udhëheqjen e Komunës së Prishtinës për mashtrim me ndriçimin publik.
Havolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se udhëheqësit e Komunës me ndërrimin e poçeve po përpiqen të përvetësojnë projektet e realizuara të ndriçimit publik në kohën e qeverisjes së LDK-së me Komunën.
Postimi i plotë e Havollit:
“Komuna e Prishtinës, e ndal ndriçimin publik 1-2 javë dhe ua ndërron poçat elektrik (krejt në rregull deri këtu).
Po kur po dalin e po na tregojnë se si e ndriçuan një lagje, e cila në fakt ka qenë e ndriçuar…mosvet. Mashtrimi se po i ndriçoni rrugët, me fotografi të Facebook-ut, është i ulët.
Prandaj, udhëheqës të Komunës së Prishtinës, promovojeni si ndrrim i poçave sepse lagjet që ju po i promovoni se i keni bërë me ndriçim të ri, janë lagje që kanë pasur ndriçim për vite të tëra” (sic.), ka shkruar Havolli.
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...