Asamblisti i LDK-së, Sokol Havolli, i është përgjigjur kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që në një prononcim për Koha.net ka thënë se ky i pari është mirë që fillimisht të mësojë ligjet e rolin e tij prej asamblisti.
“Dikush që rolin e kryetarit të Komunës e sheh sikur përfaqësues zyrtar i ankesave dhe arsyetimeve për mospunë, është vështirë t’i mbajë leksione dikujt mbi rolin në Asamble”, ka thënë Havolli po ashtu në një përgjigje për Koha.net.
Megjithatë, sipas Havollit, Komuna është e obliguar që të mirëmbajë hapësirat publike, sidomos në asetet e luajtshme e të paluajtshme në të cilat janë shpenzuar mjetet e taksapaguesve të Prishtinës.
“Si këshilltar komunal, po e luaj rolin tim me shumë korrektësi ndaj kryetarit Ahmeti, duke e këshilluar që të mbrojë asetet e Komunës, përfshirë edhe shtizën e flamurit. Po ia rikujtoj z. Ahmeti se Ligji për Vetëqeverisje Lokale, në nenin 12 shpjegon aktet të cilat mund të nxirren nga Kuvendi Komunal. Për informim të tij, ato janë: a) statutin e komunës; b) rregulloren e punës; c) rregulloret komunale; dhe d) çdo akt tjetër të nevojshëm apo të duhur për funksionim efikas të komunës”, ka thënë Havolli.
Havolli ia ka kujtuar Ahmetit edhe aksionin e artistit Driton Selmani, që me një intervenim artistik hoqi flamurin kombëtar nga shtiza, për ta vendosur një të “Ofsside-it” në lojën e futbollit.
“Inspektorët komunalë shqiptuan masa dënuese për artistin që vendosi flamurin e offsajdit, prandaj, është mirë kryetari të mos rrijë ne offsajd, por të kryejë detyrën për të cilën është zgjedhur”, ka thënë Havolli./koha.net/
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...