Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka në një konferencë për media së bashku me Shpend Ahmetin dhe Visar Ymerin ka folur lidhur me vendimin e PZAP-it, ku ky i fundit ka vendosur që kjo komunë dhe Prishtina të shkojnë në rinumërim shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se në Prizren nuk ka pasur asnjë parregullsi dhe se për këtë sipas tij nuk ka nevojë të shkohet në rinumërim.
“Vetëm ne raportuam për parregullsitë nga ana e vëzhguesve të PDK-së të cilët janë munduar të ndikojnë te votuesit, por pavarësisht këtyre kemi vlerësuar se procesi ishte i rregullt. Prizreni dhe Prishtina edhe sipas raportit të mbikëqyrësve të BE-së nuk përmenden për parregullsi në zgjedhje”, ka thënë Haskuka.
Ai ak thënë se në momentin kur PDK-ja e kuptoi që rezultati u thellua u ankua në KQZ duke sjell deklarata të vëzhguesve të tyre, të cilët kanë raportuar për fotografim të votës.
Haskuka ka thënë se vendimi për Prizren u bë në bazë të një ankese nga një deklaratë e dobët dhe asgjë më shumë.
“Një provë e cila tregon se vëzhguesit e PDK kanë deklaruar diçka nën trysni, PZAP nuk e ka marr parasysh fare. Ky është vendim politik dhe kërkoj të bashkohemi për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve dhe këto rezultate duhet të pranohen nga gjyqtarët e PZAP që po bëjnë vepra penale”, ka pohuar ai./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...