Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka nënshkruar sot vendimin për dhënien e granteve të vogla për hapjen e bizneseve të reja me qëllim të rritjes së prodhimit dhe punësimit.
Haskuka përmes një statusi në Facebook ka njoftuar qytetarët se javën e ardhshme do të kenë mundësi të planifikojnë për hapjen e ndonjë biznesi, transmeton arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sot nënshkrova vendimin për dhënjen e granteve të vogla për hapjen e biznese të reja me qëllim të rrijtjes se prodhimit dhe të punësimit. Javën tjetër do të bëjmë thirrjen publike për qytetarët të Komunës së Prizrenit të cilët planifikojnë hapjen e ndonjë biznesi të ri.
Bashkë me drejtoreshën Sevil Kazaz vendosëm që menagjimin e procesit të vlerësimit të projekteve më të mira, të bëjë Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” në mënyrë që të sigurohet një proces transparent dhe i drejtë.
Stimulimi I bizneseve të reja është trend në ritje në Europë ngase të rinjëve ju mundësohen që të realizojnë idetë e tyre për biznes dhe të eksperimentojnë në aspektin ekonomik. Shpresoj që nga kjo ndihmë e vogël të përfitojnë sa më shumë të rinjët dhe që këto të shërbejnë për të bërë gjëra të mëdha në të ardhmen.
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...
AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...