Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar edhe qëndrimet e politikanëve në Shqipëri, lidhur me marrëveshjen potenciale Kosovë-Serbi.
Gazetari Ylli Rakipi, e pyeti presidentin, veçanërisht në lidhje me qëndrimet e presidentit Ilir Meta dhe ish kryeministrit Sali Berisha.
Thaçi ka thënë se lidershipi politik në Shqipëri, duhet të bashkëpunojë më shumë dhe se duhet “ta lënë Kosovën rehat”.
“Unë me këta që ju përmendët [Meta dhe Berisha], kam punuar në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme. Kemi patur angazhime të përbashkëta, të relacioneve. Nuk kemi qenë çdo herë në pajtueshmëri. Përshembull unë kam nënshkruar Rambujenë, të tjerë kanë qenë kundër. Kosova sot ka institucionet e veta të zgjedhura, institucione që kanë shpallur edhe pavarësinë, Kosova është autonome në vendimarrje. Këshilla ime për lidershipin në Shqipëri, është të afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe Kosovën ta lënë rehat.
Sigurisht, duhet të punojmë ngushtë për integrimin Europian, integrime edhe kombëtare. Shqipëria në pozicionin e saj duhet të jetë e qartë dhe do të jetë, të jesh i sigurtë”, u shpreh Thaçi.
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...