Në Dhomat e Specializuara në Hagë po zhvillohet sot seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij para trupit gjykues, ka shprehur pakënaqësi për caktimin e seancës pikërisht më 28 Nëntor, ditë që shënon Festën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
Thaçi tha se e mirëpret mbajtjen e seancës dhe se pjesëmarrja e tij dëshmon përkushtimin ndaj shtetit ligjor, por theksoi se vendosja e saj në një ditë të tillë kombëtare është “befasi jo e mirë” për çdo shqiptar.
“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance, për këtë arsye jam edhe sot në këtë seancë, sepse jam i përcaktuar për respektimin e shtetit ligjor. Por i nderuari gjyqtar, se në këtë gjykatë, të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtetet të huaja përkatëse. Si çdo popull, edhe ne shqiptarët, i kemi traditat dhe vlerat kombëtare shtetërore. Caktimi i kësaj seance sot, më 28 Nëntor, do të duhej evituar. Për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë. I nderuar gjyqtar, sot çdo shqiptar ka festë kombëtarë, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare, ku si çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton. Sot çdo familje shqiptare, kujton dhe feston. Prandaj, mua nuk më mbetet tjetër, veç t’i uroj shqiptarët për festën e 28 nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, tha ai.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...