Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka kujtuar komandantin legjendar Adem Jasharin.
Ai ka shkruar se nuk ka asnjë foto me të, mirëpo e ka të gjallë në mendje, shkruan arbresh.info.
“Eh, liria i ka rrënjët në gjak, kështu na thoshte bac Shabani, dhe se si duhet e vdiset për atdhe !”, ka shkruar Hasani.
Postimi i tij i plotë:
“Një kujtim pa foto,
Adem Jasharit
Nuk kem foto bashkë bac, po une të kam të gjallë në mendje, në kujtimet e mia edhe njëzetenjë vjet pas, si sot kur ishim bashkë në odë e në aksione.
Unë isha aty, me bacë Shabanin te oxhaku, me ty, Adem e Hamzën përball, Sahitin e tjerë në sofër ndanim bukën bashkë, ku ideali për liri na bashkoi e lufta na mban ende gjallë në këtë copë lirie,
në gjysmë trollin tonë.
Eh, liria i ka rrënjët në gjak, kështu na thoshte bac Shabani, dhe se si duhet e vdiset për atdhe !
Përvjetorët na kujtojnë betejat, flijimet dhe rrugët për liri, që kaluam, në çdo cep të atdheut të larë me gjak !
Lavdi dëshmorëve !”, ka shkrua ai në facebook.
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi