Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka pritur në takim homologun e tij ukrainas, Dmyto Kuleba.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hasani ka thënë se me Kuleban kanë pasur një bisedë të mirë mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, përcjell Arbresh.info.
“Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë homologun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba. Patëm një bisedë shumë të mirë mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe nxitjen e partneritetit dinamik mes vendeve tona”, ka shkruar Hasani.
Mes tjerash, Hasani theksoi mbështetjen e fortë të Shqipërisë për Ukrainën.
“E sigurova homologun tim për mbështetjen e fortë të Shqipërisë , për formulën e paqes të Presidentit Zelenskyy dhe aspiratat euro -atlantike të Ukrainës, duke përfshirë angazhimin tonë për të ndihmuar në përpjekjet për rindërtimin”, shtoi Hasani.
Lexo edhe:
Zelensky: Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin Edi Rama
Kujtojmë se me 28 dhe 29 shkurt në Tiranë do të mbahet Samiti për Ukrainën ku i pranishëm në Samit do të jetë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy.
Zelensky ka arrit mbrëmë në Tiranë ndërsa sot është pritur në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ndryshe, në Samitin Evropa Juglindore-Ukrainë pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova, e cila do të përfaqësohet nga presidentja, Vjosa
Osmani./Arbresh.info
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës