Është shtuar presioni ndërkombëtar për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani thotë në “Debat Plus” se Kosova nuk mund t’i ik detyrimit që ka marrë për Asociacionin.
“Aktgjykimi i Kushtetueses e ka betonuar detyrimin e Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave serbe”, tha ai.
“Hipotetikisht edhe sikur Kuvendi të merrte vendim sipas Kushtetutës për të dalë nga detyrimi ndërkombëtarë për anulim të marrëveshjes së Asociacionit, ai detyrim përsëri ekziston pasi është futur në rendin juridik të Kosovës”.
Hasani thotë se Kosova deri më tani nuk po tregohet shtet serioz në raport me zotimet e marra në raport me bashkësinë ndërkombëtare.
“Ne po kërkojmë të anëtarësohemi në OKB. Një prej kushteve për të qenë pjesë e OKB-së apo shtet i drejt sipas ligjeve ndërkombëtare është me qenë i aftë për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare. Ne kërkesën e parë që do të bëjmë është të japim garanci të forta. Por të gjitha sjelljet tona janë shenjë se ne nuk jemi të zotë për të përmbushur detyrimet e marra ndërkombëtare”, deklaroi tutje Hasani.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...