Anëtari i Kryesisë së Nismës, njëherësh kryetar dege në Komunën e Gjilanit, Bajram Hasani, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tregoi se Mustafa dhe Thaçi e kanë shkelur Kushtetutën e vendit.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese tregoi se Isa dhe Hashimi e shkelën Kushtetutën. Të gjithë ata që kanë dyshuar në kauzën e opozitës së bashkuar, sot konstatimi i Gjykatës Kushtetuese është treguesi më i mirë se qëllimi ynë është mbrojtja e sovranitetit dhe kushtetutshmërisë në vend. Sot besoj jeni bindur qartë se kauza e opozitës ishte e drejtë dhe jetike për popullin e Kosovës. Ne u bëjmë thirrje shkelësve të Kushtetutës që t’i lirojnë sa më parë deputetët e opozitës, sepse falë atyre u mbrojt sovraniteti i vendit”, ka shkruar Hasani në profilin e tij në “Facebook”.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...