Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i cili vije nga Nisma Socialdemokrate, ka mirëpritur zgjidhjes së çështjes së demarkacionit, sipas idesë së dhëne nga lideri i tij, Fatmir Limaj.
Hasani ka thënë se Kosovë i duhen njerëz vizionarë e praktikë dhe jo demagog, që vetëm rrahin gjoks nëpër studio televizive.
Ky është statusi i plotë i ministrit Hasani:
Politikës së Kosovës nuk i duhen demagogë që sillen nga një studio televizive në një tjetër e që vetëm rrahin gjoks, neve na duhen lider vizionar si Fatmir Limaj që i japin zgjidhje praktike problemeve që vite me radhë e rëndojnë vendin.
Sot, u jetësua ideja e liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si rrugëdalja e vetme dhe zgjidhja e nyjës së demarkacionit, e cila e ka lënë Kosovën tash e sa vjet të izoluar. Deklarata e përbashkët, ku mundësohet të jetësohet ideja e Limajt për korrigjimin e gabimeve në Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është lajmi më i mirë që ka mundur të marrë Kosova, një ditë para ditëlindjes së dhjetë.
Urime Kosovë!
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...