Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani ka vizituar Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, ku ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të këtij universiteti.
Vizita e kreut të Rinisë bëhet në kuadër të kampanjës një vjeçare “Rinia në administratë fuqi për të ardhmen”.
Qëllimi i kësaj kampanje është informimi i publikut lidhur me reformën në administratën publike dhe pjesëmarrjen e gjeneratës se re në administratën publike në nivel qendror dhe lokal.
Kësaj kampanje sot iu bashkuan edhe studentët e Universitetit “Ukshin Hoti”, të cilët do të japin kontribut të jashtëzakonshëm në reformimin e administratës me gjeneratën e re si dhe bashkëpunimin konkret në kuadër të kësaj fushate të rëndësishme për vendin.
Gjatë ligjëratës, Presidenti i Rinisë Avdullah Hasani, theksoi se ka nevojë për angazhimin e studentëve në përparimin dhe modernizimin e administratës publike.
“Është shumë më rëndësi modernizimi i administratës, pasi në vazhdimësi po imponohet nga kërkesat e qytetarëve për një administratë efikase dhe për shërbime më të mira. Pastaj edhe nevoja për përshpejtimin e punëve në favor të zhvillimit ekonomik dhe agjendat e Integrimit Evropian të Kosovës”, ka thënë Hasani gjatë vizitës në universitetin ‘Ukshin Hoti’, në Prizren.
Kampanja ”Rinia në administratë fuqi për të ardhmen” do të zgjasë 12 muaj dhe do ti përfshij të gjitha komunat e Kosovë.
Gjatë vizitës Hasani, ka takuar edhe dekanin e filologjisë prof.dr.Flamur Shala.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...