Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar paralajmërimin e presidentit amerikan Donald Trump se do t`i rikthehet çështjes së Kosovës me Serbinë.
Derisa reagimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për vendosjen e kushteve për këtë çështje, Hasani e ka quajtur “vetëvrasje” për vendin.
“Çdo tentim për kushtëzim të bisedimeve është vetëvrasje për ne”, tha ai në Klan Kosova.
Hasani më tej tha se politikanët duhet të tregohen seriozë në raport me aleatët dhe të zbatohen detyrimet që ka marrë vendi.
“Kur të mbaron çështja me Iranin e vëmendja e Amerikës vendoset nga ne, duhet të bëhemi seriozë e të zbatojmë detyrimet që kemi marrë. Detyrimet e marrëveshjes së Ohrit, detyrimet e Uashingtonit edhe me u hapë me aleatë, brenda vendit me kriju konsensus për çështjen me Serbinë”.
“Partitë politike në vend nuk duhet ta përziejnë qeverisjen në Kosovë me dialogun me Serbinë. Këto dy çështje duhen me u nda e me pas konsensus për çështjet në raport me Serbinë. Se të gjitha vendet që kanë probleme mes vete, Turqia me kurdët për shembull, kur vjen puna për çështje të interesit nacional duhet me pas konsensus, e duhet me u ulë me diskutu. Ti e ke marrë këtë detyrim, unë e kam zgjeru, tjetri duhet me definu prapë se Donald Trump nuk hyn në agjendë. Duhet me u kuptu se kur Trumpi thotë do i kthehem çështjes së Kosovës, nuk hyn në agjendë me lujt”, tha Hasani.
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut