Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur për votën e shumëpërfolur të deputetit të dënuar me burg Etem Arifi.
“Unë mendoj që një vendim që do të vlerësonte votën e një deputeti është i gabuar”, tha ai në “Debat Plus”.
Hasani thotë se vendimi i formës së prerë për deputetin Arifi i ndërpret mandatin e deputetit këtij të fundit.
“Kur dikush dënohet atij i ndalohet kandidimi për një mandatë tjetër. Por KQZ ja ka lejuar kandidimin atij”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se deputetit në fjalë i takon edhe rroga deri në gjashtë muaj nëse ai nuk paraqitet në Kuvend.
“Pushtetet janë të ndara. Nuk mundet sovranit t’ia merr mandatin një procedurë që e ka përcaktuar Kushtetuta. Kushtetuta e ka caktuar Gjyqin që t’ia merr mandatin deputetit”.
Hasani thotë se gjërat janë të qarta dhe ai nuk sheh tash ndonjë shkelje kushtetuese me pjesëmarrjen e deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës.
“Deputeti Etem Arifi ka humb mandatin në pranverë të vitit 2018. Legjislatura ka mbaruar mandatin. Ai ka konkurruar përsëri dhe askush nuk ja ka kontestuar kandidaturën e as mandatin”, tha ndër të tjera Enver Hasani.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...