Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nëpërmjet një komunikate thotë se për aktakuzën e ngritur ndaj tij sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka mësuar nëpërmjet mediave. Hasani aktakuzën e ka quajtur hakmarrje ndaj tij.
Sipas tij, kjo mënyrë e të ngriturit aktakuzë nuk shihet as në sistemet totalitare.
“Ju njoftoj se as në sistemet më totalitare nuk ngritet aktakuze pa pasur një deklaratë të të pandehurit. Unë dje kam qenë në polici pa avokat dhe kam dërguar kërkesen që Gjykata Themelore është duke e shqyrtuar qe disa muaj dhe akoma nuk ka verdikt”, thotë Hasani.
Hasani thotë se edhe hetuesve ua ka bërë të qartë se deklaratë nuk është e tij dhe as mbrojtje në heshtje siç kërkohet sipas ligjit.
“Kjo sepse një procedurë gjyqësore për çështjen e sigurimit të provës është duke u zhvilluar dhe akoma nuk ka përfunduar sepse ngelet e pazgjidhur çështja e imunitetit. Ngelet në ju ta vlerësoni nëse kjo është kështu. Emri i hetuesit që kam kontaktuar është Rreshter Avni Reqica”, thuhet në komunikatën e Hashani”, thuhet më tej në komunikatën e tij.
“Kjo është më shu më se hakmarrje ndaj meje, arbitratitet i pafund.”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Enver Hasani, për kryerjen e veprave penale: Falsifikimi i dokumentit zyrtar dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe ka pushuar hetimet për një vepër penale, për të cilën ka qenë duke u hetuar.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...