Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Hasan Ismajli, e ka kritikuar mospjesëmarrjen në debat të kryetarit aktual të kësaj komune dhe njëherësh kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Burim Berisha.
Ai tha në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova se Burim Berishës po i duket më interesante futbolli sesa të debatojë me kundërkandidatët e tij.
Ismajli theksoi se Berisha është dashur që të vijë e të paktën t’i respektojë ata.
“Është kah merret me futboll. Më duket se më interesant po i duket futbolli sesa të përballet këtu me ne. Sidoqoftë është çështje e tij. Së paku është dashur të vijë dhe të na respektojë neve”.
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...