Aktivisti shqiptar në Amerikë, Harry Bajraktari, ka deklaruar se nuk ka ambicie për t’u bërë president i Kosovës.
Kështu ka deklaruar ai, në një reagim ku e ka quajtur të pavërtëtë një artikull që ai po lobon në SHBA kundër presidentes Vjosa Osmani.
Sipas tij, Osmani është kandidatja e duhur për një mandate të dytë si presidente.
“Artikulli i publikuar nga gazetari Xhemajl Rexha, në të cilin pretendohet se unë po loboj në Shtetet e Bashkuara kundër Presidentes Vjosa Osmani, është plotësisht i pavërtetë. E ftoj publikisht të paraqesë qoftë edhe një fakt të vetëm që dëshmon se unë kam punuar kundër Presidentes Vjosa Osmani, apo kundër ndonjë Presidenti apo Kryeministri të Republikës së Kosovës. Një pretendim i tillë është i pabazë dhe absurd! Unë e kam mbështetur publikisht Presidenten Vjosa Osmani dhe vazhdoj të qëndroj pas vlerësimit tim se, ajo është kandidatja e duhur për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës”, ka thënë ai.
Ndërsa ka thënë se për të Kosova është mbi gjithçka.
“Gjatë gjithë jetës sime jam angazhuar për forcimin e institucioneve të Kosovës. Siç e kam theksuar edhe më herët, për mua Kosova është mbi gjithçka. Për të shmangur çdo keqinterpretim, po e them qartë sërish: nuk kam ambicie për t’u bërë president i Kosovës”- ka shkruar ai në Facebook.
Tutje ai ka thënë se synimi i tij është anëtarësimi i Kosovës në NATO brenda pak viteve të ardhshme, dhe në këtë drejtim punoj çdo ditë me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person
Man United i pandalshëm në epokën e Carrick, fiton edhe ndaj...