Veprimtari i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, ka njoftuar se i ka dërguar një letër zyrtare presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me shqetësimet e tij për Gjykatën Speciale, ku po zhvillohen proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Bajraktari bëri të ditur se përmes kësaj letre i ka kërkuar presidentit amerikan angazhim konkret, në mënyrë që Gjykata e Hagës të sigurojë gjykim të drejtë për çlirimtarët.
“Si qytetar amerikan dhe përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, sot i kam dërguar një letër zyrtare Presidentit Donald J. Trump, ku kam shprehur shqetësimin tim lidhur me Gjykatën Speciale dhe domosdoshmërinë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen për t’u siguruar që ky mekanizëm të garantojë një gjykim të drejtë për ish-udhëheqësit e Kosovës — Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin — dhe për të tjerët që po mbahen në Hagë”, ka shkruar ai.
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...