Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, si dhe me disa anëtarë të tjerë të këtij asociacioni.
Në njoftimin e tij, Hargreaves theksoi se biseda u përqendrua në gjendjen e mjedisit mediatik në vend.
“Sot prita në takim në Ambasadë anëtarët e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për të biseduar rreth mjedisit mediatik në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të mbrojë median e lirë dhe të pavarur si thelbësore për një demokraci të shëndetshme. Gazetarët bëjnë një punë jetike, duke kontribuar në llogaridhënie dhe në një debat publik të informuar.”, ka shkruar Hargreaves.
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit