Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti si dhe ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves kanë vizituar Hardh Festin i cili u mbajt në Rahovec.
Me anë të një postimi në Facebook, Peci tha se në mandatin tyre kanë ofruar mbështetje për Rahovecin, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të verarisë dhe vreshtarisë duke e kthyer atë në kryeqytetin e bujqësisë, shkruan Arbresh.info.
“Bujqësia, art! Në festën e rrushit, bashkë me Kryeministrin z. Albin Kurti dhe Ambasadorin Sh.T. Jonathan Hargreaves, vizituam prodhuesit vendorë e bizneset që janë pasqyra e ekonomisë dhe identitetit tonë kulturoro-bujqësor. Gjatë mandatit tonë, ofruam mbështetje të vazhdueshme për Rahovecin, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të verarisë dhe vreshtarisë duke e kthyer atë në kryeqytetin e bujqësisë. Gëzuar për punën e ndershme”, ka shkruar Peci./Arbresh.info/
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...