Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë sot telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, me rastin e marrjes së detyrës.
Në telegramin e urimit thuhet:
“I nderuar Kryeministër,
Më lejoni që ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj për zgjedhjen kryeministër i Republikës së Kosovës. Qëllim i rëndësishëm i politikës së jashtme të Qeverisë sime është thellimi i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona.
Në këtë frymë të bashkëpunimit, e siguroj Shkëlqesinë Tuaj se Hungaria mbetet e përkushtuar në përkrahjen e përpjekjeve tuaja me synim integrimin e vendit tuaj në institucionet Euro-Atlantike.
Shkëlqesi, duke iu uruar shëndet të mirë dhe sukses të vazhdueshëm në detyrën me shumë përgjegjësi, ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta”.
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...