Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë ngushëlluese në familjen e Fehmi Aganit, me rastin e vdekjes së bashkëshortes së tij, Sadije Agani.
Haradinaj ka thënë se familja Agani është dhe do të mbetet emblemë e qytetarisë aktive për atdheun, përcjell arbresh.info.
“Vizitë ngushëlluese në familjen Agani, me rastin e vdekjes së Sadijes, bashkëshortes së profesorit dhe veprimtarit të shquar Fehmi Agani, i cili tërë jetën ia fali Kosovës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi. Me djemtë e profesorit Fehmi dhe zonjës Sadije, Shpendin dhe Mentorin, evokuam kujtime për prindërit e tyre. Familja Agani është dhe do të mbetet emblemë e qytetarisë aktive për atdheun. RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info
Irani dhe Izraeli kryejnë sulme të reja pas vdekjes së Khame...
Nesër Kurti takohet me Abdixhikun
Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte ...
Turmat rrëzojnë statujën e Khomeinit
Kurti: Këtë lartësi elektorale prej 51% mund ta kemi dëshiru...
Si është situata në vendet e Gjirit?