Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se përbërja aktuale e Kuvendit nuk i sjell asgjë të mirë vendit.
Ai tutje ka shtuar se ”Dimal Basha nuk është në gjendje të mbikëqyrë institucionin – ai nuk është në gjendje të mbikëqyrë as veten”.
“Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për këtë situatë. Edhe nëse e krijojmë funksionalitetin e Kuvendit, ky Parlament nuk ka për t’i dhënë asgjë të mirë Kosovës. Dimal Basha nuk është në gjendje të mbikëqyrë institucionin – ai nuk është në gjendje të mbikëqyrë as veten. Po të isha në vendin e tij, do të jepja dorëheqje, për të mos bërë hajgare me Kosovën. Por ai e di më mirë”, tha Haradinaj në rtv21.
Ai ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për qëndrimin e tij të pandryshuar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Haradinajt, Kurti edhe sot vazhdon të mbajë një qëndrim kundër SHBA-ve, njësoj si para se të vinte në pushtet.
“Të vetmin qëndrim që e ka mbajtur deri sot, është ai kundër amerikanëve. Atë që e ka thënë para se të vinte në pushtet, e mban edhe sot. Çdo gjë që na prish me amerikanët, ky është në gjendje ta bëjë”, tha Haradinaj.
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C