Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.
Ai ka folur, ndër të tjera, edhe për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.
“Zgjedhje s’ka, dhe hiç mos të merren me këtë punë”, ka porositur Daut Haradinaj, partitë e opozitës.
“Le të pushojnë, shlirë”, është shprehur deputeti i AAK’së.
Daut Haradinaj është shfaqur optimist se qeveria e vendit, e udhëhequr nga vëllai i tij, Ramushi, do ta çojë deri në fund mandatin e saj.
“Se a do ta përmbyllë mandatin, apo s’do ta përmbyllë mandatin, në këto rrethana çfarë janë, i vetmi njeri që mundet ta rrëzojë qeverinë është ishalla nuk jep dorëheqje ky vet… se nuk ka vullnet kurrkush”, ka thënë ai në T7.
“Edhe partnerët e koalicionit, edhe ky vet, janë të bindur se ky do të ketë suksese, dhe do të ecën tutje”, ka theksuar Daut Haradinaj.
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...