Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin, ka thënë se ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit.
Në një postim në facebook, Haradinaj shkroi se ata ishin çdoherë në radhën e parë të sulmit, duke iu bënë krah i fortë lëvizjes për liri e pavarësi.
Postimi i plotë:
Të lindur për luftë, Xhevë e Fehmi Lladrovci, të cilët kisha fatin edhe t’i njoh nga afër, ishin çdoherë në radhën e parë të sulmit, duke iu bënë krah i fortë lëvizjes për liri e pavarësi. Në këtë përvjetor, përulem me nderim para veprës së tyre heroike. Kujtoj bashkëluftëtarët e tyre, Shefqet Zeka e Fatime Hetemi, dhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 114, që me krenari mbajti emrin e Fehmi Lladrovcit. Ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit. Lavdi e përjetshme! RH.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...