Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2021.
Haradinaj tha se është shumë e parëndësishme ajo çka thotë pozita e opozita sot në Kuvend, e rëndësishme është që buxheti duhet të votohet.
“Sot ne këtë seancë nuk janë të rëndësishme ato që i thonë pozita e opozita sot ne Kuvend, sidomos tash që jemi jo zyrtarisht në fushatë zgjedhore. Buxheti duhet të votohet, sepse në të kundërtën gjasat janë shumë të mëdha që të dëmtohet vendi dhe qytetari. Kushdo që e merr pushtetin në zgjedhjet e ardhshme dhe ky buxhet i duket i orientuar keq, mund ta riorientoje në gjashtëmujorin e dytë”, tha Haradinaj./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...