Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Mitrovicën dhe Vushtrrinë, ku me kolegët bashkë partiak kanë biseduar për zhvillimet politike në vend.
Haradinaj tha se kanë diskutuar po ashtu edhe për çështjet e sigurisë dhe për proceset e brendshme organizative, përcjell Arbresh.info
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se qytetarëve të Mitrovicës do tu ofrohet më shumë përkrahje përmes politikave zhvillimore pavarësisht përgjegjësisë që do ta ketë Aleanca.
“Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj kryetarit, z. Nimani dhe kolegëve të tij, për kujdesin dhe angazhimin që degës i kanë dhënë dinamikë të re në funksionim dhe organizim. Jam i bindur që me këtë qasje, qytetarëve të Mitrovicës, do t’i ofrohet më shumë përkrahje përmes politikave zhvillimore pavarësisht përgjegjësisë që do ta ketë Aleanca”, ka shkruar Haradinaj.
Mes tjerash, ai tregoi se në Vushtrri është njoftuar për të arriturat e deritanishme dhe punën mbresëlënëse të kolegëve të Aleancës si partner në qeverisjen lokale
“Në Vushtrri, biseduam për gjendjen organizative në degë dhe punët e përbashkëta në proceset që na presin. Gjithashtu, nga kryetari dhe strukturat u njoftova për të arriturat e deritanishme dhe punën mbresëlënëse të kolegëve të Aleancës si partner në qeverisjen lokale.”
“Gjatë bashkëbisedimit, theksova faktin që për shkak të qasjes jo të duhur të udhëheqësve shtetërorë, vendi ynë është rikthyer në problem të sigurisë ndërkombëtare, për këtë arsye shtrova nevojën për marrjen e hapave të guximshëm që vendit tonë t’i rikthehet perspektiva për zhvillim dhe integrim euro-atlantik”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...
Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Ca...
Ukraina pret rundin e ri të bisedimeve trepalëshe, ndërsa sh...